AKTIVITET TRAJNUES: Inteligjenca Artificiale dhe Etikat e Gjyqtarit” - 22 dhjetor 2025

Shkolla e Magjistraturës, me mbështetjen e projektit CEDI të Ambasadës Britanike në Tiranë, më datë 22 dhjetor 2025, zhvilloi aktivitetin trajnues me temë: “Inteligjenca Artificiale dhe Etikat e Gjyqtarit”, në Tiranë.

Ky aktivitet u drejtua nga: 

Ekspertë: Albana Boksi dhe Arben Isaraj

Lehtësuese: Erlanda Agaj

Qëllimi i këtij trajnimi është: Njohja dhe aftësimi i gjyqtarit, me rregullat dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare mbikufijtë e pranueshmërisë dhe përdorimit të IA- së.

Trajnimi u realizua duke ndërthurur prezantimet (deri në 20-30 min) me diskutimin e çështjeve të shtruara (pyetjeve vetë studimore; pyetje-përgjigje) dhe ushtrimeve me raste praktike, për të nxitur dhe realizuar ndërveprimin aktiv të pjesëmarrësve. 

Gjatë këtij aktiviteti trajnues u trajtuan tema të ndryshme, si: 

  • Parimet etike që gjyqtari duhet të respektojë kur përdor ose përballet me sisteme të inteligjencës artificiale (IA): 
  • Pavarësia;
  • Paanshmëria;
  • Integriteti;
  • Konfidencialiteti;
  • Transparenca;
  • Kujdesi i shtuar (i duhur).
  • Dilemat etike ne përdorimin e IA ne drejtësi:
  • Kuadri ligjor aktual ne Shqipëri;
  • Ndikimi i IA ne drejtësi dhe dilemat etike te gjyqtarit ne përdorimin e IA:
  • Anët pozitive dhe negative të përdorimit të IA në drejtësi. Të kuptojmë rreziqet juridike, etike, procedurale:
  • Kuadri normativ Evropian dhe standardet e zbatueshme ne rastin e përdorimit te IA nga gjyqtarët:
  • Të kuptojmë kufizimet, risqet, limitet në përdorimin e provës së përftuar me inteligjencë  artificiale, duke iu referuar standardeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe eksperienca të huaja, konkretisht:
  • Përdorimi i IA/ChatGPT nga avokatët dhe gjyqtarët;
  • Mbajtja e seancave me audiovideokonferencë me aplikacione si Whats App, Viber, Messenger;
  • Kuptimi i provës elektronike, kategorizimi i tyre, identifikimi i normave të brendshme ligjore për bazueshmërinë e provës elektronike, si duhet të merret ;
  • Kriteret që një provë e përftuar nga inteligjenca artificiale të jetë e përdorshme;
  • Rastet kur është përdorur IA në procese gjyqësore.

Në këtë aktivitet trajnues morën pjesë gjyqtarë, prokurorë dhe këshilltarë ligjorë të Republikës së Shqipërisë.